Qasja jonë
Qëllimi ynë i përditshëm nuk është vetëm të ndërtojmë, ndërtimi për ne është mjeti që na shpie tek krijimi dhe forcimi i vlerave tona, si individë dhe sigurisht si kompani.
Ne çdo ditë e shohim si një hap tjetër drejt përsosmërisë.
Kualiteti
Cilësia e punës është objektivi parësor i ekipit tonë, që me entuziazëm ngjitej shkallëve të suksesit. Sot kjo ambicie vazhdon të jetë pikënisje e çdo aktiviteti, por të njëjtës i bashkangjitet fryma e një menaxhimi vizionar që ushqehet vetëm me ripërtëritje.
Siguria
Planifikimi proaktiv i sigurisë na ndihmon të sigurojmë një mjedis pune të sigurt për të gjithë ata që punojnë në projekt, njerëzit që vizitojnë vendin e punës ose punojnë.
Historia jonë
Ashtu si shumica e kompanive moderne të ndërtimit, historia e kompanisë sonë ka një fillim modest dhe të thjeshtë. Kompania u themelua në vitin 2012 nga Hasan Canolli e cila tash njihet me emrin “KosovaHome”.
Integriteti
Partneriteti ynë me klientët tanë bazohet në besimin reciprok dhe bëjmë atë që është më mirë për klientët tanë duke ndjekur vlerat dhe metodat e kompanisë sonë.
Bashkëpunimi
Për t'u bërë një udhëheqës industri, është e rëndësishme për ne të inkurajojmë punën e ekipit në mënyrë që të zgjidhim çdo sfidë ndërtimi dhe të arrijmë rezultate.


